Abdixhiku: Budallaki e çmenduri që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë të nënkryetarit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë se do të bëjnë koalicion me VV-në.

Ai madje pas seancës e ka quajtur budallaki që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë të nënkryetarit.

“Meqenëse aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë për votime edhe të grupeve ose individëve tjerë jashtë një partie të tillë meqenëse kështu ka qenë vendimi, ne kemi konsideruar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e pestë të Kuvendit, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës duhet të mos bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese tani janë rregullat e qarta, ose kemi qeveri ose zgjedhje të reja.”, tha Abdixhiku.

Sa i përket një koalicion me VV, ai tha se “Vendimi ynë është i qartë në këtë drejtim ju lutem jemi gati për zgjedhjet e ardhshme, të diele do të kemi festë të madhe. Është budallaki e çmenduri e madhe që Republika e Kosovës të bllokohet për një pozitë kaq të parëndësishme, kur erdhëm ne në këtë pikë të rënies kaq të rënd intelektuale institucionale”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi