A po na përgjon fshehurazi Instagrami: Erdhi deklarata zyrtare

Presidenti i Instagramit, Adam Mosseri, edhe një herë i hodhi poshtë pretendimet se platforma përdor mikrofonët e telefonave për të synuar reklamat. Prej vitesh qarkullon pyetja “A i përgjon fshehurazi Instagram përdoruesit?”, dhe Mosseri iu përgjigj qartë kësaj çështjeje, duke thënë prerazi se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Bisedat nuk regjistrohen”

Mosseri shpjegoi se mikrofonët e telefonit nuk përdoren për reklamat, por synimi në fakt bëhet përmes ndërveprimeve online të përdoruesve dhe të dhënave të vizitorëve të ardhura nga reklamuesit. Meta, edhe më herët, e ka mohuar në mënyrë të përsëritur këtë pretendim.

Presidenti i Instagramit shtoi gjithashtu se, nëse mikrofoni do të ishte realisht gjithmonë i hapur, në ekran do të shfaqej një dritë paralajmëruese dhe bateria e telefonit do të shpenzohej shumë më shpejt se normalja.

NË TË ARDHMEN DO TË PËRDOREN EDHE TË DHËNAT E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

Po pse atëherë shohim reklama për gjëra për të cilat flasim?

Mosseri e shpjegoi këtë ndjesi kështu: “Ndonjëherë ju e keni parë atë reklamë edhe para se të flisnit për të, por nuk e keni vënë re.” Ai theksoi se reklamat që lëvizin shpejt gjatë përdorimit mund të ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme.

Nga ana tjetër, kompania njoftoi se me politikën e re të privatësisë, e cila hyn në fuqi në dhjetor, të dhënat e mbledhura përmes produkteve të inteligjencës artificiale do të përfshihen gjithashtu në procesin e synimit të reklamave.

Kategoritë
BotaLajme