Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës organizuan një ceremoni madhështore për të nderuar arritjet akademike dhe sportive të nxënësve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë ceremonisë, 70 nxënës që u dalluan me sukseset e tyre në fusha të ndryshme gjatë vitit shkollor 2024–2025 u shpërblyen me certifikata suksesi. Në këtë ngjarje u shpërndanë edhe pllaketa mirënjohjeje për sponsorët që kanë mbështetur pjesëmarrjen e nxënësve në garat ndërkombëtare.
Ceremonia u zhvillua në Kampusin e IMSK-së në Prishtinë, nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı. Në këtë ngjarje morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, z. Fikrim Damka, Shefi i Ekipit Ushtarak Turk, Kolonel i Këmbësorisë Harun Elitaş, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, z. Fatih Topçu, Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan, Kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare (KTTO), z. Abdurrahman Balkız, Këshilltari Arsimor i Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, z. Veysel Erdel, Deputetja znj. Labinotë Demi Murtezi, Drejtori i Arsimit i Komunës së Lipjanit, z. Rasim Hasani, Zëvendëskryetari i KTTO-së dhe Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Atlantik, z. Ayhan Demirkıran, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, z. Suat Bakkal, Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines për Kosovë, z. Necmettin Esad Belen, Drejtori i Përgjithshëm i LIMAK Kosovo, z. Gökhan Açıkgöz, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Turqisë dhe të organizatave të shoqërisë civile.
Në hapje të ceremonisë, Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan, foli mbi sistemin arsimor të shkollave dhe sukseset e tyre të përgjithshme. Ai theksoi se Shkollat Maarif synojnë jo vetëm arritjet akademike, por edhe ato sportive e artistike, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm shkollat, por edhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa Drejtori i Arsimit i Komunës së Lipjanit, z. Rasim Hasani, në fjalën e tij u shpreh se Shkollat Maarif kanë sjellë një vlerë të shtuar në arsim dhe janë shndërruar në një institucion që përfaqëson cilësinë dhe përkushtimin në edukim, duke shtuar se Lipjani është krenar me arritjet e tyre.
Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, në fjalimin e tij vlerësoi se sukseset e nxënësve të Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, janë një burim krenarie dhe një kontribut i rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës. Ai theksoi gjithashtu se përmes bashkëpunimit të Shkollave Maarif në mbarë botën, këto institucione do të vazhdojnë të kontribuojnë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Pas fjalimeve, nxënësve iu dorëzuan certifikatat e suksesit për arritjet e tyre në fusha të ndryshme si shkencat natyrore, matematika, teknologjia, inteligjenca artificiale, shkencat shoqërore dhe sporti. Nxënësit e Shkollave Ndërkombëtare Maarif përfaqësuan me sukses Kosovën në garat që u zhvilluan jo vetëm në Kosovë, por edhe në Turqi, Maqedoninë e Veriut, Gabon, Spanjë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata morën pjesë në gara të tilla si Kosova Makers League, Teknofest, RIDERS, STEM Olympiad, NEO Science Olympiad, HiLINGUA, Maarif Science Fair, Turneu i Tenisit të Kosovës dhe Lojërat Sportive Maarif të Evropës & Ballkanit, duke e bërë Kosovën krenare me arritjet e tyre.
Në fund të ceremonisë u zhvilluan edhe performanca artistike nga nxënësit – përfshirë interpretimet muzikore dhe performancat e korit – që i dhanë një atmosferë festive programit.
Gjithashtu, për mbështetjen e tyre në garat ndërkombëtare, u ndanë pllaketa mirënjohjeje për sponsorët: KTTO, BKT SH.A., TEB SH.A., LIMAK Kosovo International Airport J.S.C., Turkish Airlines, Atlantik Group, Simteks, Moni Bau, Emerald Hotel, Adler Hotel dhe City Design.
Gjithashtu, për mbështetjen e tyre në garat ndërkombëtare, u ndanë pllaketa mirënjohjeje për sponsorët: KTTO, BKT SH.A., TEB SH.A., LIMAK Kosovo International Airport J.S.C., Turkish Airlines, Atlantik Group, Simteks, Moni Bau, Emerald Hotel, Adler Hotel dhe City Design.
Ceremonia përfundoi me një fotografi të përbashkët të mysafirëve, nxënësve dhe mësuesve, si një kujtim i veçantë i këtij momenti të paharrueshëm.