4 fëmijë goditen për vdekje me thikë në një shkollë në Ugandë, arrestohet i dyshuari

Autoritetet thanë se motivi i ngjarjes është nën hetim dhe se detaje të mëtejshme do të jepen më vonë

Katër fëmijë kanë humbur jetën pasi janë goditur me thikë në një shkollë në kryeqytetin Kampala të Ugandës, ndërsa policia njoftoi se një i dyshuar mashkull është arrestuar, transmeton Anadolu.

“Konfirmojmë një incident tragjik në shkollën Ggaba, Programi i Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme ‘Ggaba’, në rrethin Makindye të qytetit Kampala, ku një i dyshuar mashkull ka goditur brutalisht me thikë dhe ka vrarë katër të mitur”, tha në një deklaratë zëdhënësja e policisë metropolitane, Kawala Racheal.

Ajo shtoi se motivi i ngjarjes është nën hetim dhe se detaje të mëtejshme do të jepen më vonë.

Kategoritë
BotaLajme