​Kategorizimi i ri i komunave, Peja dhe Lipjani në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Peja dhe Lipjani që ishin në zonën e verdhë kanë kaluar në të kuqen dhe bashkë me to janë edhe 4 komuna të tjera si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Zveçani.

Ferizaj, Gjilani, Vushtrria dhe Graçanica që ishin në zonën e gjelbër kanë kaluar në të verdhën.

Në këtë zonë tashmë janë gjithsej dhjetë komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi

Kategoritë
LajmeVendi