Vizita e Trendafilovas me 13 maj, Mahmuti: S’është rastësi, provokative – është data e themelimit të shërbimeve sekrete

Bardhyl Mahmuti, udhëheqës i grupit diplomatik të UÇK-së, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur rreth vizitës që kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trëndafilova do ta zhvillojë në Prishtinë me datën 13 maj

Mahmuti ka deklaruar se vizita e Trendafilovas po bëhet në një datë që është edhe ‘’data themelimit të shërbimeve sekrete’’.

‘‘Do ta them një element shumë të rëndësishëm që ta dinë, Trendafilova vjen me 13 maj jo rastësisht. 13 maj për shqiptarët e Kosovës dhe në përgjithësi, që kanë qenë të okopuar nga shtetet sllave, e mbajnë mend se është data themelimit të shërbimeve sekrete, deri të BIA, janë shërbimet sekrete të shtetit që kanë shtypë shqiptarët’’, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se kjo vizitë e Trendafilovas nuk është e rastësishme dhe se për të është  ‘’provokative’’.

‘‘Me 13 maj ne kujtojmë zi e ma zi që është bë kundër shqiptarëve, me 13 maj në ’81 kemi edhe vrasjen e Tahir dhe Nebih Mehajt, me 13 maj në Maqedoni është vrarë komandant Kushtrimi. Me 13 maj mundim të përmendin mijëra e mijëra aksione që janë bë kundër shqiptarëve, dhe të vish me 13 maj në emër të një institucioni që është krijuar me porosi politike nga qarqet anti shqiptare, Serbi, Rusi e të tjera, nuk është e rastësishme. Ka mund të vije para asaj date, pas asaj date, por të vish pikërisht në datën kur është krijuar shërbimi sekret, dhe të endesh nëpër Kosovë, nuk është e rastësishme, për mua është provokative’’, ka shtuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi