Shiroka Pula priti në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth, u diskutua edhe për diasporën tonë atje

Shiroka Pula priti në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth, u diskutua edhe për diasporën tonë atje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.

Siç njofton presidenca, gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha.

“Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë”, thuhet tutje në njoftim

Kategoritë
LajmeVendi