Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë, si pasojë e një sulmi me dron në një park në rajonin e Kharkivit, në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, i cili njoftoi se nga sulmi janë plagosur edhe 15 persona, raporton Sky News.
Sulmi goditi një park në një fshat të rajonit të Kharkivit, ku familjet po kalonin kohë me fëmijët e tyre.
Bilanci i viktimave është rritur pas raportimeve fillestare për vdekjen e dy grave dhe një foshnjeje.
