Pas deklaratave të ministrave në detyrë Faton Peci dhe Donika Gërvalla lidhur me ftesën e Presidentes Osmani për takim me liderët e partive politike, ka reaguar Presidenca.
Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, tha se Osmani ka treguar vullnet të mirë kushtetues për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës në Kuvend, i cili ka dështuar 13 herë të konstituohet.
Kupina theksoi se ftesa e Presidentes nuk ka nevojë për “përmbajtje filozofike”, por është një thirrje për përgjegjësi shtetërore.
Ai vuri në dyshim nëse ministrat kanë folur në emër të VV-së, duke rikujtuar se edhe Kurti më herët i është përgjigjur pozitivisht ftesave të presidentëve të mëparshëm në situata të ngjashme.