Parisi do të vendosë orë policore gjatë natës rreth Place de la Republique dhe Les Halles

Parisi do të vendosë orë policore gjatë natës rreth Place de la Republique dhe Les Halles

– Autoritetet sqaruan se ora policore vlen për gjithë popullsinë dhe jo vetëm për të miturit. Ato njoftuan gjithashtu ndalimin e protestave në disa lagje të Parisit nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Pas disa ditësh protestash masive, të cilat herë pas here janë përshkallëzuar në dhunë, autoritetet franceze do të vendosin kufizim qarkullimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në zonën përreth sheshit Place de la Republique në Paris dhe në rrugët përreth zonës Les Halles, raportoi të hënën BFMTV, transmeton Anadolu.

Autoritetet sqaruan se ora policore vlen për gjithë popullsinë dhe jo vetëm për të miturit. Ato njoftuan gjithashtu ndalimin e protestave në disa lagje të Parisit nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Kufizimet vijnë ndërsa autoritetet në Francë po vendosin orë policore dhe masa të tjera sigurie pas dhunës gjatë protestave për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve të karburantit.

Autoritetet franceze njoftuan më herët gjatë ditës se, me miratimin e kryetarëve përkatës, në katër komuna veriore — Lille, Douai, Wattignies dhe Denain — do të vendoset orë pilicore gjatë natës për dy net.

Kufizimi i qarkullimit do të zbatohet nga ora 20:00 sipas kohës lokale deri në orën 06:00.

Ndërkohë, Denain po ashtu ka vendosur kufizim të posaçëm qarkullimi gjatë natës nga ora 21:00 sipas kohës lokale deri në orën 06:00, i cili do të jetë në fuqi deri më 25 tetor.

Rreth 550.000 persona morën pjesë në 110 protesta në mbarë Francën më 17 tetor, përfshirë 110.000 në Paris, ndërsa në gjithë vendin u regjistruan rreth 400 arrestime, tha ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, tha të hënën se u kishte kërkuar prefektëve të vendosnin orë policore të pjesshme dhe të kufizuara në zona të caktuara pas trazirave.

Lecornu njoftoi gjithashtu një operacion të gjerë gjyqësor dhe masa për papunësi të pjesshme për bizneset e prekura nga dhuna.

Autoritetet njoftuan gjithashtu kufizime për tubimet në Marsejë pas incidenteve të fundjavës.

Kategoritë
BotaLajme