Irani thërret ambasadorin gjerman për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza”

Irani thërret ambasadorin gjerman për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza”

– Axel Dittmann është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Iranit nga Alireza Yousefi, zëvendësministër i Jashtëm dhe drejtor i përgjithshëm për Evropën Perëndimore, i cili i ka përcjellë protestën e Iranit.

Zyrtarët iranianë kanë thirrur ambasadorin gjerman në Iran, Axel Dittmann, për shkak të “përsëritjes së akuzave të pabaza nga autoritetet gjermane” kundër Teheranit, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.

Dittmann është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Iranit nga Alireza Yousefi, zëvendësministër i Jashtëm dhe drejtor i përgjithshëm për Evropën Perëndimore, i cili i ka përcjellë protestën e Iranit, raportoi agjencia.

Yousefi “theksoi se ngritja e akuzave të sigurisë kundër Iranit ka qenë një praktikë e kahershme e regjimit sionist dhe e disa vendeve perëndimore kundër Iranit”, shtoi agjencia.

Veprimi i Iranit erdhi pasi Gjermania thirri më herët të hënën ambasadorin iranian, duke e akuzuar Teheranin për planifikimin e atentateve ndaj figurave pro Izraelit dhe duke i dënuar planet e pretenduara me termat më të ashpër të mundshëm.

“Ne nuk i tolerojmë sulmet ndaj jetës hebraike dhe ndaj atyre që e mbrojnë atë, askund dhe sigurisht jo në Gjermani”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme