Televizioni Al-Masira, i cili është i lidhur me Huthit njoftoi se avionët e ushtrisë izraelite sulmuan aeroportin në Sana
Huthit në Jemen njoftuan se Izraeli kreu sulm ajror në aeroportin e Sana-s në kryeqytet, transmeton Anadolu.
Televizioni Al-Masira, i cili është i lidhur me Huthit njoftoi se avionët e ushtrisë izraelite sulmuan aeroportin në Sana.
Ende nuk ka informacione për viktima apo të plagosur pas sulmit izraelit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë nga llogaria X, ndau një hartë në të cilën aeroporti ishte përfshirë brenda zonës së kuqe.
“Paralajmërim urgjent për të gjithë në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar Sana”, tha Adraee në deklaratën e tij, duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm të zonës dhe rrethinës së saj.