– Studentët ngritën tendat për të kaluar natën, në prag të një marshimi të planifikuar nga nxënësit e shkollave të mesme të mërkurën.
Studentët grekë ngritën të martën tenda pranë parlamentit në Athinë për të protestuar kundër kostove të larta të banimit, raportoi gazeta Kathimerini, transmeton Anadolu.
Studentët ngritën tendat për të kaluar natën, në prag të një marshimi të planifikuar nga nxënësit e shkollave të mesme të mërkurën.
Ky ishte mobilizimi i dytë i këtij lloji brenda pak ditësh, ndërsa studentët kritikojnë kostot e larta të banimit në mbarë vendin.
Të mërkurën, nxënësit e shkollave të mesme planifikojnë të marshojnë për të kërkuar arsim publik më cilësor, më shumë financim, klasa më të vogla, më shumë personel dhe produkte më të lira në mensat shkollore.
Demonstrata të ngjashme janë planifikuar edhe në Selanik dhe në qytete të tjera të vendit