Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është zyrtarizuar si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e Apelit në Hagë.

Me caktimin e Hoxhajt, është kompletuar përfaqësimi i PDK-së në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Grupi Punues është themeluar me qëllim të bashkërendimit të mbështetjes institucionale dhe shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi