Egjipti e shtyn për javën e ardhshme votimin mbi mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite

Egjipti e shtyn për javën e ardhshme votimin mbi mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite

– Parlamenti egjiptian vendosi ta shtyjë votimin gjatë seancës së së hënës, e cila pasoi një takim të ngjashëm të mbajtur të dielën, raportoi media shtetërore.

Parlamenti i Egjiptit ka shtyrë për një javë, deri më 26 tetor, votimin për autorizimin e mbështetjes ushtarake për mbrojtjen e Arabisë Saudite, në rast se ky vend kërkon ndihmë, transmeton Anadolu.

Parlamenti egjiptian vendosi ta shtyjë votimin gjatë seancës së së hënës, e cila pasoi një takim të ngjashëm të mbajtur të dielën, raportoi gazeta shtetërore “Akhbar el-Yom”.

Parlamenti kishte ndërprerë edhe seancën e së dielës, duke i shtyrë diskutimet e mëtejshme për të hënën.

Diskutimet u zhvilluan me kërkesë të presidentit egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili të shtunën tha se Kajroja do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e Arabisë Saudite, nëse ky vend kërkon ndihmë.

Arabia Saudite është sulmuar së fundmi nga grupi Huthi i Jemenit.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur Huthit morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa provinca, duke nxitur ndërhyrjen e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite vitin pasues, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga OKB-ja në prill të vitit 2022 kishte sjellë një periudhë relativisht të qetë pas vitesh konflikti, deri së fundmi.

Kategoritë
BotaLajme