Bajrami dhe Kica-Xhelili tek Prokuroria Speciale, dorëzohet kallëzimi penal për Kurtin dhe ministrat e betuar si deputetë

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kryeministrit në detyrë, njëherësh deputeti ttë betuar Albin Kurti si dhe ministrave në detyrë të qeverisë të cilët tanimë po funksionojnë si deputetë.

Deputetja Hykmete Bajrami deh Doarsa Kica Xhelili janë parë duke hyrën ë Prokurorinë Speciale ku edhe kanë bërë kallëzimin penal.

Këtë dorëzim të kalëlzimit penal Hykmete Bajrami e kishte paralajmëruar ditë më parë në emër të LDK-së.

Sipas tyre Kurti bashkë me ministrat e tij në detyrë kanë shkelur disa nene radhazi të Kushtetutës duke funksionuar edhe si qeveritar edhe si kuvendar.

Madje sipas tyre Kurti dhe të tjerët kanë dalë vazhdimisht në zyrat e qeverisë, e po ashtu kanë ardhur edhe në seancat e kuvendit.

Këtu janë përmendur faktet se të njëjtit kanë përfituar mëditje edhe nga qeveria edhe tanimë nga Kuvendi në momentin që do t’i marrin pagat.

Kurti pati dorëzuar dorëheqjen në fillim të nisjes së seancave për konstituimin e kuvendit, por pavarësisht kësaj ai dhe ministrat e tjerë vazhduan t’i mbajnë postet qeveritare./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi