Një aeroplan luftarak pakistanez i prodhuar nga Kina rrëzoi të paktën dy aeroplanë ushtarakë indianë të mërkurën, thanë për reuters dy zyrtarë amerikanë.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore indiane tha se nuk kishte koment kur u pyet për raportimin e reuters.
Performanca e aeroplanit luftarak kryesor kinez kundër një rivali perëndimor po vëzhgohet nga afër në Uashington për të kuptuar se si mund të veprojë Pekini në rast të një përballjeje mbi Tajvanin apo më gjerë në rajonin Indo-Paqësor.
Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se ekzistonte një besim i lartë se Pakistani kishte përdorur aeroplanin J-10 të prodhuar nga Kina për të lëshuar raketa ajër-ajër kundër aeroplanëve luftarakë indianë – duke rrëzuar të paktën dy prej tyre.
lan luftarak pakistanez i prodhuar nga Kina rrëzoi të paktën dy aeroplanë ushtarakë indianë të mërkurën, thanë për reuters dy zyrtarë amerikanë.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore indiane tha se nuk kishte koment kur u pyet për raportimin e reuters.
Performanca e aeroplanit luftarak kryesor kinez kundër një rivali perëndimor po vëzhgohet nga afër në Uashington për të kuptuar se si mund të veprojë Pekini në rast të një përballjeje mbi Tajvanin apo më gjerë në rajonin Indo-Paqësor.
Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se ekzistonte një besim i lartë se Pakistani kishte përdorur aeroplanin J-10 të prodhuar nga Kina për të lëshuar raketa ajër-ajër kundër aeroplanëve luftarakë indianë – duke rrëzuar të paktën dy prej tyre.
Një tjetër zyrtar tha se të paktën një nga aeroplanët indianë të rrëzuar ishte një Rafale i prodhuar nga Franca, transmeton Telegrafi.
Të dy zyrtarët theksuan se aeroplanët F-16 të Pakistanit, të prodhuar nga kompania amerikane, Lockheed Martin, nuk ishin përdorur në këtë përballje.
India nuk e ka pranuar humbjen e ndonjë aeroplani, përkundrazi, ka deklaruar se ka ndërmarrë sulme të suksesshme kundër asaj që e përshkroi si infrastrukturë “terroriste” brenda Pakistanit.
Fuqitë botërore nga SHBA, Rusia deri te Kina kanë bërë thirrje për qetësi në një nga rajonet më të rrezikshme dhe më të populluara me armë bërthamore në botë.
Ndërsa reuters raportoi të mërkurën se tre aeroplanë indianë u rrëzuan, duke cituar zyrtarë lokalë indianë, ky është konfirmimi i parë perëndimor se avionët e prodhuar nga Kina u përdorën në këto rrëzime.Në total, Pakistani thotë se ka rrëzuar pesë aeroplanë indianë në përballje ajrore.