Zyrtarizohet shtabi zgjedhor i PDK-së në Paris me 51 anëtarë

Kryetar i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Paris, u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar e veprimtar i shquar që ndihmoi shumë luftën e UÇK-së. Ky shtab do ti ketë 51 anëtarë.

Sot, përmes një takimi virtual mes Departamentit për Diasporë në PDK dhe grupit të veprimtarëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar shtabi zgjedhor në kryeqytetin e Francës.

Pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, në emër të drejtorit të Departamentit për Diasporë në PDK, z. Reçica, Bahri Bivolaku nga ky departament ceku rëndësinë e fitores së PDK-së, dhe rikthimin e fuqishëm të saj.

“Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje, përçon dy mesazhe: njëri i drejtohet të majtës ekstreme në Kosovë dhe jashtë saj, dhe tregon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm si parti lidere në vend. Mesazhi i dytë tregon se fitorja e PDK-së e rikonfirmon mbështetjen popullore si brenda, ashtu edhe në diasporë, për themeluesit e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen të burgosur”, theksoi z. Bivolaku.

Naim Krasniqi, i sapo zgjedhur shef shtabi i PDK-së në Paris, tha se veprimtaria politike dhe atdhetare për lirinë dhe shtetin e Kosovës si dhe angazhimi për Partinë Demokratike të Kosovës, kanë qenë veprimtari të pandashme nga njëra-tjetra.

“Duke e parë se liria dhe shteti ynë po cenohen, na ka motivuar që të bashkohemi dhe të punojmë edhe më shumë për fitoren e PDK-së, pasi që kjo parti është themeltare në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi z. Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi