Zyrtari amerikan e kritikon kështu qeverinë e Mustafës

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee tha sot se komuniteti ndërkombëtar do të mbështesë çdo qeveri që zgjidhet në mënyrë të ligjshme në Kosovë, por se ajo duhet të jetë serioze në bërjen e punës së saj.

Sipas tij, Qeveria e re ka shumë punë përpara pasi, qeveria e kaluar nuk ka pasur sukses t’i kryej.

“Mendoj se mesazhi që dha Quinti, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, ishte se ne jemi të gatshëm të shohim përpara dhe sa më shpejt të fillojë punën qeveria e re e Kosovës, për të arritur atë që populli i Kosovës e kanë provuar për shumë vite, por për fat të keq qeveria e mëparshme nuk pati sukses”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet