Zyrtare, Robinho transferohet në Sivaspor

Merr një kthesë të çuditshme karriera e sulmuesit brazilian Robinho. Ish ylli i Realit të Madridit dhe Manchester City-it, është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës turke të Sivasporit.

Robinho ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe në orët e ardhshme do të prezantohet zyrtarisht nga drejtuesit e Sivasporit.

Pas eksperiencave në Spanjë, Angli dhe Itali me Milanin dhe Kinë pa harruar periudhën që ka qenë pjesë e Santosit në Brazil dhe së fundmi Atletico Mineiros, në moshën 33-vjeçare për Robinhon nis një aventurë e re në kampionatin turk.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet