Zyrtare: Marcelo rinovon deri në vitin 2022

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid Marcelo ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me klubin deri në vitin 2022, këtë e ka konfirmuar vetë Real në faqen zyrtare.

Kjo do të thotë se Marcelo do të vazhdojë të luajë në krahun e majtë të “Bernabeu-t” edhe në vitet në vazhdim, pra më tepër se një dekadë. Kur mbërriti në vitin 2007, ai shihej si një lojtar me të ardhme të madhe, dhe ai nuk ka zhgënjyer, duke u kthyer në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të globit dhe një nga pikat kyçe të sukseseve të Real në vitet e fundit.

Marcelo ka fituar katër tituj të La Liga-s dhe ka ngritur tre herë trofeun e Champions League.

29-vjeçari është i pandalshëm në krahun e majtë, duke asistuar në mënyrë perfekte Cristiano Ronaldo-n. Është një kënaqësi ta shohësh teksa merr pjesë në pothuajse të gjitha aksionet sulmuese të Los Blancos. Ai do të jetë tepër i motivuar të fitojë sa më shumë trofe të tjerë nën drejtimin e Zinedine Zidane. Ai tashmë është një nga lojtarët veteranë të klubit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet