Zyrtare: Jan Oblak vazhdon kontratën me Atletico Madridin

Portieri slloven do të qëndrojë edhe më tutje te Los Colchoneros.

Jan Oblak zgjidh çështjen e së ardhmes së tij. Portieri slloven ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madridi pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2023.

Kontrata e mëparshme e Oblak skadonte në vitin 2021 ndërkohë që në marrëveshjen e re ai do të përfitojë edhe rritje page prej 10 milionë euro në sezon.

Në marrëveshjen e re është rritur edhe klauzola e largimit nga 100 në 120 milionë euro, me Oblak që nëse do të shitej do të bëhej portieri më i shtrenjtë në botë.

Slloveni u transferua në Madrid në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro. 26-vjeçari ka zhvilluar 203 ndeshje me fanellën e Atleticos, ku 115 prej tyre i ka mbyllur pa pësuar gol.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet