Zyrtare: Ja kur luhet El Clasicco

“El Clasicco” e parë e këtij sezoni ishte paraparë të luhej me 26 tetor mirëpo Federata e Futbollit të Spanjës kishte marrë vendim që kjo ndeshje të shtyhej për shkak të trazirave që po ndodhnin në qytetin e Katalunisë.

Tashmë përveç datës që është 18 dhjetor, është zyrtarizuar edhe orari se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

Federata spanjolle e futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të luhet me 18 dhjetor me fillim nga ora 20:00.

Kjo është konfirmuar nga La Liga nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet