Zyrtare: Arda Turan rikthehet te Galatasaray pas nëntë viteve

Arda Turan është rikthyer në skuadrën e fëmijërisë, Galatasaray.

Mesfushori me tipare sulmuese pas nëntë vjetëve të kaluara në La Liga me Atletico Madridin dhe Barcelonën, ka vendosur ta vazhdojë karrierën te “Cim Bom Bom”.

Futbollisti 33-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një tjetër vetëm pasi i mbaroi marrëveshja me katalunasit.

Reprezentuesi turk raportohet se do të vesh fanellën me numrin 66 gjersa do të paguhet nga 22 mijë euro për çdo ndeshje që paraqitet në fushën e blertë.

Theksojmë se Turan gjatë karrierës së vetë ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Galatasarayn sa i përket garave në shtetin e Turqisë.

Ndryshe, Arda ka ngritur edhe trofeun e kampionit të Spanjës me të dyja skuadrat e lartcekura gjersa me madrilenët e ka fituar Ligën e Evropës.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet