Zv/kryeministri i Turqisë R. Akdag në kampin e refugjatëve Arakanez: Nuk do të ketë më lot

Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe ish-ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag këto ditë ndodhet në Bangladesh, konkretisht në kampin e refugjatëve arkanez, transmeton Gazeta e Re.

Akdag i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryetari i Drejtorisë për Menaxhimin e Fatkeqësive e Emergjencave Mehmet Güllüoğlu dhe shumë zyrtarë të tjerë, bëri një serivizitash në kampin ku janë të strehuara viktimat e gjenocidit.

Atij ju bashkëngjitën edhe zyrtarë të lartë nga qeveria e Bangladeshit me të cilët bëri vlerësimet e fundit ku është planifikuar të ndërtohet një kamp i ri i modernizuar.

Punimet për kampin që planifikohet të ketë një kapacitet mbi 100 mije persona, do të fillojnë brenda disa ditëve, njoftoi Akdag.

Ai tërhoqi vëmendjen autoriteteve të Bangladeshit në lidhje me kushtet shumë të dobëta që po i ofrohet refugjateve ku pjesën dërmuese të tyre e përbejnë fëmijët dhe gratë.

“Ata ikën nga një gjenocid të tmerrshëm, kaluan nga rrugët e rrezikshme, përjetuan vërtet një fatkeqësi, tash jetojnë në kushtet “çnjerëzorë”, andaj ne si Republika e Turqisë nuk do të lejojmë më derdhjen e lotëve, për këtë dhe jemi këtu”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet