Zvicra vështirëson furnizimin me kimikate për shkak të ekstremistëve

Këshilli Federal i Zvicrës dëshiron ta vështirësojë blerjen e kimikateve të caktuara siç janë plehrat, pastruesit e pishinave ose tretësit që ekstremistët mund t’i përdorin për sulme.

Propozimi nga Këshilli Federal me shtatë anëtarë do të kërkojë miratimin e policisë federale për të blerë rreth 100 produkte që tani shiten në barnatore, hekurishte dhe punëtori të specializuara.

Fermerët dhe disa sektorë të tjerë do të përjashtohen, njoftoi AP.

Parlamenti do ta diskutojë këtë në pranverë, transmeton KosovaPress.

Këshilli vuri në dukje se shitjet e produkteve të tilla si peroksidi i hidrogjenit ose nitrati janë kufizuar në Bashkimin Evropian që nga viti 2014.

Zvicra nuk është anëtare e bllokut evropian, por kufizohet me katër shtete anëtare të BE-së.

Në një deklaratë sot, Qeveria zvicerane tha se ishte në dijeni të rrezikut që kimikate të caktuara të shitura në Zvicër mund të përdoren nga terroristët.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet