Zvicër: Kapen 400kg drogë, shqiptarët e paguan me Bitcoin

Një operacion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj zvicerane ka sjellë shkatërrimin e një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës midis dy vendeve.

Një kamion që vinte nga Spanja u ndalua në kufirin midis Zvicrës e Italisë dhe pas kontrollit në të u zbuluan 400 kilogramë marijuanë e hashash.

Në pranga përfunduan shoferi spanjoll, në zotërim të të cilit u gjetën edhe rreth 100 mijë euro të fshehura në një kuti këpucësh, dhe tre italianë, njëri pronar i një stabilimenti ku droga magazinohej në pritje të shitjes në qytetet italiane e zvicerane.

Të arrestuarit po vinin në funksionim një sistem për të mundësuar pagesën e drogës përmes monedhës virtuale Bitcoin, me qëllim shfrytëzimin e karakteristikave të saj për anonimatin dhe pagjurmueshmërinë.

Në treg, droga e kapur do të kishte vlerë rreth 4 milionë euro. Muajt e fundit, në kuadrin e hetimeve janë arrestuar shtatë persona, midis tyre dy persona shqiptarë dhe një qytetar kosovar, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha droge

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet