Zv/presidenti turk: Turqia e gatshme të ndihmojë më tej Libanin

“Turqia është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Portit të Bejrutit të dëmtuar rëndë dhe të ndërtesave përreth”, tha Oktay.

Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se Ankaraja është e gatshme të dërgojë ndihmë mjekësore dhe ushqimore për të ndihmuar Libanin gjatë kohës në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/presidenti Oktay, i cili qëndron për vizitë në kryeqytetin libanez Bejrut së bashku me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se të gjitha spitalet dhe ambulancat ajrore të Turqisë janë në shërbim të Libanit, pasi vendi po përballet me pasojat shkatërruese të shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Zv/presidenti turk tha se Ankaraja i ka ofruar Libanit të përdor portin e qytetit turk Mersin deri në rindërtimin e Portit të Bejrutit.

“Turqia është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Portit të Bejrutit të dëmtuar rëndë dhe të ndërtesave përreth”, tha Oktay.

Më vonë gjatë ditës, Oktay dhe Çavuşoğlu do të takohen me kryeministrin Hassan Diab dhe kryeparlamentarin Nabih Berri.

Ata po ashtu do të vizitojnë vendin e shpërthimit dhe do të inspektojnë përpjejet e vazhdueshme të ndihmës së Autoritetit turk për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Në fillim të kësaj jave, një zjarr në një depo në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv që shkaktoi dëme të mëdha të pronave në disa lagje të kryeqytetit. Të paktën 154 persona humbën jetën dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën.

Qeveria libaneze njoftoi formimin e një komiteti për të hetuar shpërthimin brenda një periudhe prej pesë ditëve.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, duke përfshirë rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet