Zidane flet për herë të parë për situatën Ronaldo – Ramos (Foto)

Zinedine Zidane ka hedhur poshtë pretendimet e medieve për mosmarrëveshjet mes Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo. Trajneri i Real Madridit ka dalë në konferencë për shtyp, një ditë para derbit me Atletico Madridin në udhëtim.

Njëra nga pyetjet e para që iu parashtrua Zidanes, kishte të bënte me situatën brenda klubit, dhe thashethemet për prishjen e raporteve mes Ramos dhe Ronaldos, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Real Madrid.

“Shumë i gatshëm për t’u përgjigjur në pyetjen e juaj. Ju respektoj por nuk do të përgjigjëm”, ka deklaruar fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

VILLARREAL, SPAIN – FEBRUARY 26: Cristiano Ronaldo (R) of Real Madrid celebrates with Sergio Ramos of Real Madrid after scoring the second goal during the La Liga match between Villarreal CF and Real Madrid at Estadio de la Ceramica on February 26, 2017 in Villarreal, Spain. (Photo by Fotopress/Getty Images)

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet