Zhduket shtetasi kosovar në Stamboll

Një shtetas kosovar është zhdukur që nga data 28 shtator në Stamboll të Turqisë.

Sipas familjarëve bëhet fjalë për shtetasin kosovar, Ukë Nikiqi me shtetësi kosovare, që banonte në ShBA i cili udhëtonte për në Kosovë me transit nga Stambolli, transmeton Gazeta e Re.

Për herë të fundit ai është parë në stacionin e metros “Dünya Ticaret Merkezi Metro”, prej atëherë i është humbur çdo gjurmë dhe familjarët e tij janë lajmëruar në polici madje ata kanë dalë publikisht në një emision për të kërkuar atë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet