Zhduket edhe një pushues i ri në Durrës

Policia e Durrësit është alarmuar këtë pasdite, pasi një 30-vjeçar raportohet të jetë zhdukur prej më shumë se tre orësh në det.

Bëhet fjalë për të riun Doland Molla nga Skrapari, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij. Ai kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve të Currilave, por pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar dy miqtë e tij, të cilët kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Kjo e fundit ka nisur kërkimin tokësor dhe detar, por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e të riut.
Drejtuesit e Policisë Kufitare kanë shpjeguar se 30-vjeçari ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet