Zhduken turistet e huaja, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova duke i kërkuar

Dy turiste të huaja, njëra polake e tjetra gjermane, dyshohet të jenë zhdukur në territorin e Alpeve Shqiptare.

Alarmin për zhdukjen e tyre e ka dhënë Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në faqen e tij personale në Facebook. Turistet kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikë kalimit në Vermosh me 13 gusht, ndërsa të nesërmen kishin kontaktuar me familjen e tyre. Kjo kishte qenë hera e fundit kur ato shfaqën kontakt me jashtë, duke ndjellë frikën se ato mund të kenë pësuar gjatë shëtitjes në rajonin piktoresk të Alpeve.

Makina e tyre është gjetur në një parking publik në Plavë, rajon ky me natyrë malore dhe të këndshme.

Rajoni është megjithatë problematik për shkak të mangësisë së informacioneve për turistët, ashtu si dhe për mungesë të infrastrukturës.

Me shpresën se nuk u ka ndodhur asgjë e padëshirueshme, policia ka nisur kontrollet në zonë dhe autoritetet në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet