Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, jehona e votuesve deri në orën 17 është 38,78 për qind

KSHZ ka bërë të ditur se jetoha e daljes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 17 është 38,78 për qind apo 703.597 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se jehona e daljes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 17 është 38,78 për qind apo 703.597 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski njoftoi se kjo shifër përfshin 3.459 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime në mbarë territorin e vendit.

Më tej, Derkoski tha se jehona e votuesve në njësinë zgjedhore numër 1 është 41,07 për qind, në njësinë zgjedhore numër 2 është 36,98 për qind, në njësinë zgjedhore numër 3 është 43,87 për qind, në njësinë zgjedhore numër 4 është 43,99 për qind, në njësinë zgjedhore numër 5 është 38,22 për qind, si dhe në njësinë zgjedhore numër 6 është 29,60 për qind.

Siç u shpreh kreu i KSHZ-së, procesi i votimit po zhvillohet në rregull, me disa incidente të vogla dhe se po zgjidhen të gjitha problemet që shfaqen gjatë ditës së votimit.

“Vlerësoj se duke pasur parasysh situatën, jehona e daljes në zgjedhje është me të vërtetë e kënaqshme dhe pres që deri në fund të ditës zgjedhore qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, u shpreh Derkoski.

Më herët, KSHZ njoftoi se vendvotimet në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbahen deri në orën 21:00.

Sipas Listës Zgjedhore të KSHZ-së, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë për të zgjedhur 120 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku në garë marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike me 1.560 kandidatë.

Procesi i votimit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të parë po zhvillohet 3 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në dy ditët e kaluara votuan personat e prekur nga COVID-19 dhe ato në vetizolim si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet