Zgjedhjet e parakohshme, Tsipras takim për shpërndarjen e parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pritet të kërkojë sot shpërndarjen e parlamentit. Ky veprim vjen pas vendimit, se me 7 korrik në Greqi do mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mandati i kryeministrit do të përfundonte në muajin tetor, por Tsipras u detyrua të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas humbjes së thellë të partisë së tij SYRIZA në garën për Parlamentin Evropian.

Pasditen e sotme, në ora 18:30 ai do të vizitojë presidentin e republikës, Prokopis Pavlopoulos për shpërndarjen e parlamentit. Njoftimi për këtë takim është publikuar në faqen zyrtare të presidencës së Republikës greke. Për mediat Tsipras ka bërë me dije, se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në përfundim të zgjedhjeve. Ndërkaq, vetëm një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, sondazhet vazhdojnë t’i japin avantazh të dukshëm Demokracisë së re me një epërsi prej 7,7 për qind.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet