Zëvendësministrja e Shëndetësisë së Turqisë vizitoi Prizrenin në kuadër të “Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019”

Foto: Enis Tabak

Me 17 qershor në Prishtinë ka filluar “Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019” ku profesionistë të fushës së shëndetësisë nga Turqia po e ndajnë përvojat e tyre me mjekët në Kosovë dhe anasjelltas.

Në kuadër të javës së shëndetësisë e cila do të zgjat deri më 23 qershor, sot në Prizren ka qëndruar zëvendësministrja e shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe, raporton Gazeta e Re.

Foto: Enis Tabak

Në një prononcim për Gazeta e Re, Meşe ka theksuar se në kuadër të Javës së Shëndetësisë vetëm në dy ditët e para janë realizuar 33 operacione të ndërlikuara dhe mbi 300 trajtime të ndryshme.

“Mes Turqisë dhe Kosovës ekziston marrëveshja në fushën e shëndetësisë e nënshkruar që nga viti 2009. Në kuadër të kësaj marrëveshje ndajmë përvoja. Ne këtu jemi në kuadër të marrëveshjes e cila i përfshin gjithashtu edhe trajnimet e stafit mjekësor, por edhe dërgimin e 100 pacientëve të Kosovës më Turqi për shërim dhe trajnim, vetëm për dy ditë kemi realizuar 33 operacione dhe mbi 300 trajtime të ndryshme”, shtoi Meşe.

Foto: Enis Tabak

Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, zëvendësministrja e Shëndetësisë e Turqisë, Emine Alp Meşe dhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, uran Ismajili do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet dy shteteve. /EnisTabak/ /Gazetaere.com/

Foto: Enis Tabak

Kategoritë
FamiljeLajmeLajmet KryesoreShëndetësiVendi

Të ngjajshmet