Zemaj në Klinikën e Pediatrisë thotë se janë duke punuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës në Klinikën e Pediatrisë, tha se janë duke punuar në ngritjen kapaciteteve humane dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Zemaj në këtë vizitë u prit nga stafi i pediatrisë në krye me Drejtoreshën Drita Qosaj për të parë më në detaje gjendjen e kësaj klinike.

Ai tha që priten të realizohen disa projekte gjatë vitit 2021 po ashtu edhe objekti i ri.

“Jemi duke punuar shumë për të avancuar shërbimin e studimeve për të rinjtë, duke bashkëpunuar me shtetet e rajonit dhe ballafaqimin dhe mësimin sidomos me sëmundjet e rralla”, theksoi Zemaj

E në anën tjetër edhe Infektologu dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, tha që ky repart ka punuar shumë sidomos gjatë kohës së Pandemisë.

“Klinika e Pediatrisë ka punuar shumë gjatë pandemisë dhe nuk janë ndalur në asnjë moment” tha Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi