Zemaj: Do të rrisim kontrollet në institucionet lokale dhe qendrore

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se situata me pandeminë nuk po shkon mirë por, që po mundohen ta menaxhojmë mirë. Ai ka thënë se do rrisin kontrollet edhe në institucionet lokale dhe qendrore

Ai këto deklarime i ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19

Ai ka thënë se janë në koordinim me institucionet qendrore dhe lokale për ta parë nëse është e nevojshme shtimi i masave dhe kufizimi.

“Angazhimi do të jetë më permanknent dhe mirë i dakorduar. Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar  edhe në institucione lokale dhe qendrore dhe do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje. Do ti kemi edhe stafin që janë punësuar mbi 400 punëtorë shëndetësor”, tha Zemaj.

“Po e shihni se interesimi jonë është parandalimi i kësaj situatë dhe në momentin që kemi shtrirje atëherë duhet të ndërmarrim masa. E keni parë identifikimet dhe e keni parë që Prishtina po prin me raste”, tha Zemaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet