Zbulohet një zgjua i qeramikës nga koha e Majave

Ndër zbulimet më të fundit, që sjell revista dymujore “Archaeology”, është një zgjua i parë i bërë nga qeramika, e gjetur në Guatemalë, e cila ka të gjitha tiparet e koshereve që ende përdoren në rajon.

Në qytetin e lashtë të Nakamit në verilindje të Guatemalës, një zgjua bletësh që i takon periudhës ndërmjet shekullit 1 para Krishtit dhe 300 pas Krishtit, u gjet në kohën kur qyteti ishte i banuar.

Në të njëjtin lokalitet, ekipi arkeologjik polak gjithashtu gjeti zgjoin e bletarëve të bërë nga qeramika.

Kosherja ka një formë të gjerë të tubave që ka kapakë në të dy hapjet, dhe në anët e këtyre koshereve janë hapje të rrumbullakëta për bletët, në mënyrë që ato të mund të hyjnë dhe të dalin.

Formë të njëjtë kanë kosheret moderne në rajon, por tani ato janë bërë prej druri.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet