Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Islandës, ka befasi në sulm

Shqipëria ndeshet sonte me Islandën në “Elbasan Arena”.

Edy Reja mund të ketë shansin e fundit ndaj Islandës për t’u mbyllur gojën të gjithëve pas disfatës skandaloze ndaj Francës me rezultatin 4-1.

Ekipi shqiptar do të luajë mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, në “Elbasan Arena”.Numri një i stolit ka ndryshuar shumë në formacionin e ekipit dhe priten rikthime dhe dalje të rëndësishme nga formacioni.

Ai konfirmoi se kapiteni Mërgim Mavraj do të jetë në stol, por ka arnime dhe në mesfushë e sulm. Ekipi do të rreshtohet sërish me skemën 3-5-2.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:  Strakosha; Hysaj, Ismajli, Xhimshiti, Dermaku, Lenjani; Bare, Gjasula, Xhaka (Abrashi); Manaj, Cikalleshi. Tr. Edy Reja.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet