Zbulohet e ardhmja e Balotellit

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka pranuar se ka gabuar që mori në skuadër sulmuesin Mario Balotellin.

Ky i fundit nuk ka zënë mend as me ish-ekipin e tij, prandaj konsiderohet një investim i gabuar.

“Ai nuk është shfaqur në stërvitje, nuk duket se është i përshtatshëm për të ardhmen e klubit. Ky është një problem. Balotelli ka një kontratë me ne në Serie A, por nuk e ka një kontratë për Serie B, nëse ne biem del i lirë në treg, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, ai bëri të ditur se vet lojtari nuk dëshiron të qëndrojë në Itali, dhe po vepron në këtë mënyrë.

“Balotelli papritur nuk dëshiron të qëndrojë në Itali më dhe po sillet në këtë mënyrë. Ne bëmë të dy gabim, mendoja se të vinte te Brescia që është qyteti i trij mund ta ndihmonte shumë. Në të njëjtën kohë mendoj se u trajtua në mënyrën e gabuar nga ish-trajnerët e mi”, – tha ai.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet