Zbulohet bakteri i rrezikshëm që shkakton verbëri dhe meningjit

Hulumtuesit në Indi kanë zbuluar rastet e para të infeksioneve bakteriale që mund të çojnë në verbëri, meningjit dhe infeksion.

Klebsiella pneumoniae është një bakter që infekton pacientët për shkak të sepsës. Bakteret u zbuluan nga mjekët e Kolegjit Kristian Mjekësor (CMC) në Vellore.

Sipas Telegraph, 27 nga 86 pacientë të trajtuar me sepsë në spital ishin të infektuar me Klebsiella pneumoniae, e cila u zbulua rezistuese ndaj antibiotikëve.

Në një studim të publikuar në Gazetën e Shoqatës së Mjekëve të Indisë, thuhet se rasti i parë i kësaj sëmundjeje u zbulua në Nju Delhi gjashtë vjet më parë, por që nuk u regjistrua zyrtarisht. U sugjerua që raste të tilla mund të gjendeshin në të gjithë vendin.

Profesori i mikrobiologjisë klinike Balaji Veeraraghavan theksoi se gjetjet e tyre kanë identifikuar praninë e baktereve të rrezikshme në Indi.

“Ne shpresojmë që rezultatet tona të jenë shkak për analiza të ngjashme në spitalet e tjera. Ne kemi zbuluar rreziqe të mëdha, duke shkaktuar panik te njerëzit, por ne e kemi menduar të rëndësishme për të vënë në pah pasojat që sjellë ky bakter”, u tha ai gazetarëve.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet