Zbulohen vendet sekrete të ar mëve bërthamore të NATO-s në Evropë

Në raportin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s rastësisht kanë rrjedhë aksidentalisht informacionet lidhur me vendet e sakta ku ruhen armët bërthamore amerikane, raportoi Washington Post.

Ky raport u botua në prill, por shpejt pasi u publikua, u fshi, pasi aty thuhet se ekzistojnë 150 koka bërthamore në Evropë.

Bëhet fjalë për gjashtë loakcione: Klajn Brogel në Belgjikë, Buhel në Gjermani, Aviano dhe Gedi-Torre në Itali, Volkel në Holandë dhe Indzirlik në Turqi.

Gazeta amerikane gjithashtu thotë se javën e kaluar u publikua versioni përfundimtar i raportit, por kësaj radhe pa vendndodhjen e raketave bërthamore të SHBA.

Autori i këtij raporti, përkundër akuzave për botimin e informatave konfidenciale, tha se të gjitha informatat në këtë dokument janë mbledhur nga burime publike.

Megjithatë, një burim i paidentifikuar i NATO-s, tha se ky nuk ishte një dokument zyrtar nga Aleanca, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet