Zbulimi: Kafja është ilaç për kancerin e prostatës?

Pretendimi se komponimet e gjetura në kafe parandalojnë rritjen e qelizave tumore rezistuese ndaj ilaçeve jep shpresë për shumë njerëz.

Shkencëtarët nga Japonia kanë zbuluar se përbërësit e gjetur në kafe mund të ngadalësojnë rritjen ose madje të ndalojnë kancerin e prostatës.

Në një studim pilot në minj, është treguar se dy komponimet, kaheweol dhe cafestol, parandalojnë rritjen e qelizave tumorale që janë rezistuese ndaj ilaçeve për kancer.

Shkencëtarët thonë se nevojitet kujdes në transmetimin e rezultateve te njerëzit, por ata besojnë se këto dy komponime mund të jenë kandidate për krijimin e një trajtimi të kancerit të prostatës rezistuese ndaj ilaçit, nëse rezultatet konfirmohen.

Mjeku kryesor i studimit, Dr. Hiroaki Iwamoto i Universitetit Kazanava, tha se këto komponime kanë një efekt që çon në një ngadalësim të rritjes së tumorit në minj.

Pas 11 ditëve pasuese, tumoret e pa trajtuara u rritën dhe ishin tre herë e gjysmë më të mëdha se madhësia origjinale dhe në minjtë e trajtuar ato u rritën me 167 për qind të madhësisë fillestare.

“Është e rëndësishme që këto zbulime të jenë në perspektivë. Tani po mendojmë t’i përdorim ato në një studim më të madh, pastaj në njerëz”, tha Ivamoto.

Zbulimi është premtues, por shkencëtarët nga fakulteti kanadez paralajmërojnë se njerëzit nuk duhet të ndryshojnë zakonet e pirjes së kafesë.

“Kafja ka efekte pozitive dhe negative, dhe na duhet të gjejmë mekanizma prapa këtyre gjetjeve përpara se të mendojmë për aplikimin klinik”, pohojnë shkencëtarët.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet