Zbrazen sërish llogaritë e ​Telekomit: 2.300 punëtorë mbesin pa paga

Telekomi i Kosovës, ka njoftuar se i janë tërhequr përsëri mjetet nga llogaria bankare.

Sipas një komunikate të dërguar për media, Telekomi njofton se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluara takime intensive për ta bindur Dardafon që të nënshkruajë marrëveshje për të cilën tashmë ishin dakorduar në prani të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

“Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në afat prej 24 mujash, por si duket në fund nuk arritën ta bind Dardafonin për nënshkrim të marrëveshjes ku këta fillimisht këta kanë bllokuar llogaritë ndërsa sot edhe i zbrazen. Me zbrazjen e sotme të llogarisë Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtorë të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës. Telekomi në këtë rast ka qen i pafuqishëm që të marr çfardo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë. Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet