Zafir Berisha jep këshilla se si duhet t’a mbrojtur Facebook-un ”Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët”

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerr një foto me një mesazh që tregon se përdorimi i internetit sjell edhe rreziqe sa i përket sigurisë.

Postimin e MPB-së e ka shpërndarë në Facebook edhe koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha.

Në postimin e shpërndarë jepen tri këshilla themelore: si “Mos prano ftesa nga njerëz të panjohur”; “Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët; dhe “Mos ndaj të dhëna personale”.

Njoftimi i plotë:

Mbrohu nga rreziqet në internet :

Mos prano ftesa nga njerëz të panjohur

Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët

Mos ndaj të dhëna personale.

Kategoritë
LajmeVendi