Zaev paralajmëron BE: Nëse nuk vlerësoni Shkupin, mos prisni zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”, është shprehur Zaev.

Gjithsesi, edhe nëse BE vendos për të mos hapur negociatat, Zaev theksoi se vendi i tij do të vijojë të ndjekë rrugën evropiane.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet