Zaev hap dilema të reja: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer”, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, u shpreh ai, transmeton Alsat M.

Ish-kryeministri maqedonas Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet