Yzer Marashi, prizrenasi që paguan nga gjepi autobusin nga Gjermania për në Kosovë vetëm për të sjellë sa më shumë votues…  

Kosovarët që jetojnë në qytetet të ndryshme të Gjermanisë do të kenë mundësi të vijnë në Kosovë me autobus pa paguar asnjë centë, të votojnë më 6 tetor, e të kthehen një ditë pas.

Këtë ofertë e ka bërë një qytetar nga Prizreni me emrin Yzer Marashi i cili jeton dhe vepron në Dresden të Gjermanisë, ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka publikuar këtë ofertë publikisht për të interesuarit që do të vijnë në Kosovë për votime.

“Kush donë të vjen për votime, organizoj Autobus deri me 50 udhëtarë biletë kthyse falas nga buxheti im personal, ju lutem lajmërohuni!”, ka shkruar ai.

Ndryshe Yzer Marashi është kushëriri i kandidatit për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dr. Beni Kizolli i cili garon me numrin 32 në listën e Kurtit. /Gazetaer.com/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet