YTB zhvillon në Potgoricë ‘Program Trajnimi për Shoqatat e të Diplomuarve në Turqi’

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) ka organizuar në kryeqytetin e Malit të Zi, Potgoricë një trajnim 3 ditorë për Shoqatat e të Diplomuarve në Turqi.

Në këtë program i pranishëm ishte dhe Kryetari i YTB, Abdullah Eren i cili është shprehur se ata synojnë shoqata që punojnë për intensifikimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe vendeve ku këto shoqëri çivile opersojnë.
Ky program u organizua një vit pas organizimit të programit për rritjen e kapaciteteve të shoqatave të të diplomuarve në Turqi, program ky i cili sihte zhvilluar në Ankara. Në këtë programmorën pjesë kryetarët dhe anëtarë drejtues të shoqatave të diplomuarve në Turqi nga vendet si; Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Ukraina. Programi përfshinte trajnime të ndryshme të cilat mund ti vijnë në ndihmë këtyre OJF-ve.
Në një fjalim të mbajtur në këtë program, Kryetari i YTB, Eren tha se institucioni që ai drejton prej vitit 2011 ka dhënë më shumë se 40 mijë bursa për studentët e huaj që studjojnë në Turqi, në kuadër të programit ‘Türkiye Bursları (Bursat e Turqisë).
Eren tha se në 30 vende të botës ka shoqata të diplomuarve në Turqi dhe më pas shtoi duke thënë se pas 15-20 vitesh këto shoqata do të jenë instrumente të rëndësishme në këto vende në kuadër të punës së tyre për rritjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe vendit ku ata operojnë, ku një profil të tillë synojnë edhe ata si institucion.
Një fjalim në këtë program mbajti edhe Ambasadorja e Turqisë në Potgoricë, Songül Ozan e cila vuri theksin tek rajoni që sipas saj është një zonë shumë kulturore dhe e rëndësishme.. Ajo i cilësoi të diplomuarit në Turqi si ura nga perla.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet