YTB-ja falënderon popujt miq për mbështetjen e dhënë, në rastin e tentativës së grusht-shtetit në Turqi

15 Korriku –  Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Siç është tashmë e ditur, më 15 korrik 2016, një grup pjesëtarësh nga ushtria turke, të lidhur me organizatën terroriste FETO e cila udhëhiqet nga Fetullah Gülen-i, i cili gjendet në arrati në Pensilvani të ShBA-së, patën tentuar të realizonin një grusht-shtet në Turqi. Përpjekja e tyre, në të cilën 240 njerëz humbën jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë mbetën të plagosur, dështoi. Krejt kjo falë rezistencës shembullore dhe njerëzore të kombit turk.

Më 15 korrik 2016, anëtarët e FETÖ-së të infiltruar brenda ushtrisë u përpoqën të bënin një grusht-shtet të përgjakshëm duke përdorur avionët, helikopterët dhe tanket. Në shënjestrën e këtyre puçistëve ishin të gjithë njerëzit të cilët kishin dalë nëpër rrugë dhe sheshe për ta kundërshtuar këtë përpjekje. Në shënjestrën e tyre ishte edhe vet Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ndaj të cilit patën provuar të bënin edhe atentat. Pjesëtarët e FETO-së kanë bombarduar komisariatet, ndërtesat shtetëroret, parlamentin dhe ndërtesat presidenciale në Stamboll e Ankara. Gjatë grusht-shtetit, si pasojë e zjarrit të hapur nga puçistët, humbën jetën 173 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë, kurse u plagosën 1491 njerëz.

Karshi këtij tentimi, pati rezistencë të fuqishme nga segmente të ndryshme të shoqërisë si p.sh nga: partitë politike, sindikatat, organizatat joqeveritare, mediat dhe bota e biznesit. Organizata terroriste FETO, e cila përmes këtij tentimi ka kërkuar të krijojë një diktaturë ushtarake, që për bazë do të kishte një besim fetar të devijuar, për t’ia arritur qëllimit nuk ka shikuar kufij, nuk ka shqyrtuar parime, e as rregulla. Në këtë përpjekje FETO bëri sulme të drejtpërdrejta kundër njerëzve të pafajshëm të cilët ishin të paarmatosur.

FETO, përveç Turqisë aktivitetet e saj me metoda të ngjashme, i ka vazhduar edhe në vende të tjera, kryesisht në ato muslimane. Duke i përdorur konceptet si: dialogu dhe toleranca ndër-fetare, kjo organizatë terroriste, po e zhvillon veprimtarinë e saj edhe në fushat strategjike,  ndërkohë që asnjë OJQ nuk do të duhej të ishte e përfshirë në aktivitetet e saj. Ata nëpërmjet trajnimeve profesionale, ku përmes metodave që i kanë përvetësuar prej vitesh, e dinë shumë mirë se si ta maskojnë veten, dhe në asnjë mënyrë nuk pranojnë diçka që kanë bërë. Kjo organizatë e cila me një ideologji të devijuar fetare dhe me metoda çnjerëzore që i ndërmerr për t’i arritur synimet e veta, jo vetëm në Turqi, por edhe nëpër vendet e tjera ku i zhvillon aktivitete, paraqet një rrezik dhe kërcënim të jashtëzakonshëm. FETO, me metodat pothuajse të njëjta sikurse që i ka përdorur në Turqi, po i aplikon edhe në vendet e tjera të botës dhe për t’i realizuar aktivitet e saj, fillimisht po e fiton simpatinë e masave. Në këtë pikë është jetike që të kujtohet data e 15 korrikut.

Ndaj FETO-së, e cila vlerat fetare i komenton sipas interesit të vet, duhet të luftohet njëjtë sikurse po luftohet kundër DEASH-it, ISIS-it dhe Boko Haram-it. Turqia nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e diasporës turke dhe popujve miq me rastin e rezistencës së shkëlqyeshme kundër tentativës për një grusht-shtet të përgjakshëm në Turqi. Turqia falënderon të gjitha ata që besojnë në demokraci, në vullnetin kombëtar dhe në drejtat dhe liritë e njeriut. Data e 15 korrikut gjithmonë do të kujtohet si datë e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet